I verbëri dhe miku i tij pa krahë mbjellin 10 mijë pemë
Jia Haixia dhe Jia Wenqi janë me siguri njerëzit më punëtorë dhe të përkushtuar në botë. Haixia është i verbër ndërsa Wenqi është me aftësi të kufizuara pasi i mungojnë krahët. Por kjo, përveç moshës së tyre të avancuar, nuk i ndaloi që ata të mbillnin mijëra pemë në një periudhë kohore 12 vjeçare.Ata u takuan vite më parë me njëri tjetrin kur të dy po kërkonin për punë. Ata donin të ndihmonin në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit që rrethonte fshatin e tyre Hebei në Kinë. Haixia dhe Wenqi morën me qera një copë tokë përgjatë lumit dhe filluan të mbillnin pemë.Çdo ditë në orën 7 të mëngjesit dyshja nisej për punë, e pajisur vetëm me një çekiç dhe një shufër hekuri.Sërish të varfër ata nuk kishin mundësi për të blerë fidanë kështu që pemët e tjera i mbillnin nga prerjet e pemëve të rritura, dhe për dikë me aftësi të kufizuara kjo nuk është diçka e lehtë.Haixia ngjitet në pemë për të prerë degët që do i duhen për t’i rimbjellë në tokë ndërkohë që Wenqi kujdeset për t’i ujitur ato.“Unë jam duart e tij dhe ai është sytë e mi. Jemi një skuadër e mirë”- thotë Haixia.Kështu falë punës mahnitëse të dy miqëve, kjo tokë dikur e braktisur dhe e pajetë tani është e mbushur me pemë dhe zogj që cicërojnë.“Bëmë diçka vërtetë të bukur këtu”- buzëqesh Jia Haixia.
/Oranews.tv/