Formojnë "shigjeten humane" për të ndihmuar policinë të kapë hajdutët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2016, 22:20
Një grup fëmijësh 12 vjeçar ka gjetur mënyrën më të jashtëzakonshme dhe gjeniale për të ndihmuar policinë të kapë dy hajdutë në kërkim.6 të rinjtë ishin në gjuetinë e vezës së Pashkëve kur vunë re Forcat Kombëtare të Shërbimit Ajëror të cilët po ndiqnin kriminelët e dyshuar për vjedhje.Për të orientuar policinë ata formuan një shigjetë në drejtim të hajdutëve, duke u shtrirë në fushën e fshatit Capel të Surrey.Kameramani në helikopter arriti të gjejë vendodhjen e dy burrave të cilët vraponin në drejtime të kundërta në fushë.Në një moment atij i humbet njëri prej hajdutëve nga sytë, por falë grupit të fëmijëve ai e gjen sërish.Dy personat, 27 dhe 28 vjeç u arrestuan më pas nga policia.

/Oranews