Krokodili ha turistin rus

Një turist rus është sakatuar për vdekje nga një krokodil në një rezervuar ujor të Indonezisë Lindore.Trupi i Sergey Lykhvar u zbulua të martën në ishujt Raja Ampat të Papua, 4 ditë pasi u raportua i humbur.Kryetari i njësisë së kërkim shpëtimit Prasetyo Budiarto tha se Lykhvar u raportua i humbur te autoritetet javën e kaluar, një ditë pasi u la të notonte në ujërat e ishullit të largët Minyaifun.Budiarto tha se skuadra e shpëtimit vuri re një krokodil gjigant të ujërave të kripur prapa trupit të Lykhvar në momentin që ai u zbulua.“Ne besojmë se ai u vra nga një krokodil duke marrë parasysh pjesët e trupit që mungojnë dhe shkallën e plagëve të tij”- shtoi ai.37 vjeçari zakonisht notonte sëbashku me miqtë e tij dhe një guidë por këtë herë vendosi të shkonte vetëm.Sipas tij zona ku u gjet trupi i pajetë i tij ishte e izoluar dhe e rrezikshme për shkak të rrymave të forta e shkëmbinjve të mprehtë.Trupi i turistit rus është dërguar më pas në Sorong, larg Raja Ampat.Arkipelagu gjigant Indonesian është shtëpi për një larmi krijesash ekzotike, duke përfshirë lloje të ndryshme krokodilësh.Vdekja nga krokodilët nuk është e pazakontë në Indonezi por është e rrallë që turistët e huaj të vriten./Oranews.tv/