Arnold Classic, çelet konkursi i body-building në Rio De Zhaneiro
Hapet në Rio De Zhaneiro konkursi i body-building, i njohur ndryshe edhe si “Arnold Classic”. Mes mijëra konkurrentëve do të përzgjidhet fituesi, ndërsa ylli i Hollivudit Arnold Schwarzenegger, që është edhe organizator i eventit sportive e sheh këtë konkurs si një promovim për palestrën.Është çelur në Rio de Zhaneiro konkursi tre ditor i body-building. Kompeticioni i përvitshëm i njohur ndryshe edhe si “Arnold Classic” do të përzgjedhë fituesin mes mijëra konkurrentëve që do të tregojnë muskujt e tyre përballë vetë Terminatorit. Ish-guvernatori i Kalifornisë, njëkohësisht ylli i Hollivudit, Arnold Schwarzenegger, tha në një konferencë shtypi, se e sheh kompeticionin si një promovim për palestrën.“Ajo që dua të theksoj është se të gjithë duhet t’i kushtojmë rëndësi punës në palestër, për tu trajnuar duke e ushtruar këtë sport. Kështu që dua të jepni maksimumin, që të bëhëni pjesë e këtij konkursi, dhe unë vërtet dua të marrin pjesë të gjithë qofshin të rinj, të pasur apo të varfër, apo edhe më aftësi të kufizuara. Unë jam i lumtur nëse marrin pjesë të gjithë ata që kanë punuar dhe janë stërvitur. Dhe ju jap fjalën se unë nuk do të ndalëm duke ju promovuar sepse kjo më bën të lumtur!”Për tre ditë konkurrentë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në këtë kompeticion ndërsa në fundjave një juri gjyqtarësh do të përzgjedhë edhe fituesit, përfshi këtu Bodybuilding Pro dhe Strongman Pro.Në këtë event sportiv, ku garojnë 3500 pjesëmarrës meshkuj dhe femra, do të përzgjidhen 30 finalistë. Mes tyre, një konkurrent do të shpallet fitues dhe do të lidhe kontratë modelingu me kompaninë e suplementeve “Corpo Ideal” .Vitin e shkuar, konkursin e kanë ndjekur mijëra persona ndërsa të ardhurat nga shitja e biletave I kanë kaluar 30 milion dollarë. Organizatorët shpresojnë që këtë vit ta tejkalojnë këtë shifër. Vetë Schwarzenegger i është bashkuar këtij eventi, të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Body Building-ut që prej vitit 1989.
/Oranews.tv/