“Mos më prek!”, Kyle Jenner reagon ndaj fanses që i tërheq krahun
Kylie dhe Kendall Jenner ishin drejtuar për në restorantin e njohur “The Craigs” të Hollywood kur u ndaluan nga tre fanse të vogla të cilat ishin të dëshpëruara për të bërë një foto me yjet e Keeping Up With Kardashians.Në një video të siguruar nga Daily Mail, teksa bodyguard-i i Kylie e shoqëron atë drejt ambjenteve brenda, ajo dëgjohet duke i thënë me zë të vrazhdë një vajze që i tërheq krahun: “Mos më prek!”Ndërkohë motra e saj Kendall u tregua më e sjellshme dhe ndaloi për të bërë selfie me tre vajzat e reja, të cilat më pas shpërthyen në lot gëzimi.Ditën tjetër Kylie sqaroi incidentin në Twitter:“Ajo nuk ishte e bezdishme. Ajo erdhi më pas në restorant, folëm, bëmë edhe foto. Ajo më kërkoi falje që më kapi aq fort dhe tha se ishte admiruese e madhe. U përqafuam dhe bëmë foto. Thjesht i thash që nuk duhet ta bënte atë. Është e frikshme kur nuk shoh dhe nuk kam roje sigurimi pranë”.
/Oranews.tv/