Ja si reagon djali 18 muajsh sa herë që babai i largon duart nga përqafimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2016, 12:22
Kjo video e adhurueshme është për të gjithë ata që nuk duan kurrë që një përqafim të mbarojë.Klipi me një foshnjë të shtrirë mbi kraharorin e babait, i cili nuk i lëshon krahët e tij ka bërë xhiron në internet.Sa herë që babai Josh Kinser largon krahët nga përqafimi i ngrohtë, vogëlushi 18 muajsh Riley ja merr e ja vë sërish mbi shpatullat e tij.Reagimi i Kinser është i njëjtë, ai buzëqesh.Video e filmuar në Texas, SHBA është publikuar nga mamaja e Riley Casey Johnson Kinser në rrjetin social Facebook dhe ka marrë mbi 4 milion klikime.
/Oranews.tv/