"Cirku i Diellit", një shfaqje e përbashkët me Broadway në New York
Cirku i Diellit, kompania kanadeze e shfaqjeve teatrale, do të sjellë për hërë të parë bashkë me Broadëay, një pjesë muzikorë të ndërthurur me numra artistikë në ajër. Këto elementë të rinj do të prezantohen në premierën e shfaqjes teatrale më 25 maj në Nju Jork. Akrobatë profesionistë dhe interpretues të Broadway-t sjellin së bashku një mjuzikëll që rrëfen për një trekëndësh dashurie mes një aktoreje të re dhe dy burrave që luftojnë për vëmendjen e saj. Ngjarjet janë të vendosura në kohën e artë të Hollivudit.Presidenti i Cirkut të Diellit, Scott Zeiger, tha se se ky produksion është ideuar të vijë si një performancë perfekte, për shkak të veçantisë të ndërthurjes.“Do të jenë 22 akrobatë në skenë, profesionistë ndër më të mirët të përzgjedhur nga e gjithë bota, nga Kina, Rusia, Brazili e Kanadaja. Këta 22 akrobatë do të këndojnë, do të kërcejnë dhe do të aktrojnë se bashku me 16 interpretues te Broadway. Dhe së bashku ata do të tregojnë historinë. Dhe mendoj se përveç aftësive dhe talentit të tyre të veçantë, ata do të vijnë si një grup përformuesish përfektë.”Ndërsa Rudy Lewis, një nga interpretueset e Broadway u shpreh:“Jam shumë e lumtur që sjellim këngën, kërcimin dhe historinë njëkohësisht… Dhe më pas shfaqen akrobatët të cilët do të ngrejnë rrëfimin në një tjetër nivel. Mendoj se kjo është një shfaqje unike dhe shumë e bukur. Por ajo që mbetet më e vëçantë është mënyra se si ne e kemi ideuar këtë shfaqje.”Lewis e pranon se numrat akrobatike në ajër, janë shumë të rrezikshëm dhe shpesh here të lënë pa fjalë.“Është e vështirë të mësohesh me atë që bëjnë këta akrobatë, Ende më duket e pabesueshme se cfarë janë në gjendje të bëjnë.”Tomasz Wilkosz dhe Rafal Kaszubowski, pjesë e trupës se Cirkut të Diellit që prej viteve ’90 u shprehën të lumtur për këtë bashkëpunim me aktorët e Broadway.“Kjo është dicka e re, që nuk është parë asnjëherë në Broadway, dhe është pjesa me emocionuese. Ne do të sjellim diçka të re, të freskët dhe emocionuese për publikun,” tha Kaszubowski.Cirku i Diellit është kthyer në një kompani gjigande dhe tashmë numëron 30 vite në skenë. Fillimet e tij përkojnë me shfaqjet e një grupi të vogël performuesish nga Kanadaja, ndërsa më pas do të shndërrohej në një kompani argëtimi me përmasa botërore.
/Oranews.tv/