"Ke përvetësuar kulturën time", Studentja me ngjyrë konfrontohet me djalin me flokë me "rasta"

Policia e Universitetit të San Francisco ka nisur një hetim pas videos virale që tregon një studente me ngjyrë duke u konfrontuar me një student të bardhë sepse ai kishte stiluar flokët me rasta.Klipi 46 sekondësh i publikuar në Youtube nis me vajzën e paidentifikuar e cila debaton ashpër në korridorin e kampusit me Cory Goldstein ditën e hënë.Ajo i thotë studentit se ai ka përvetësuar kulturën e saj. Kur ai përpiqet të largohet, ajo i del para dhe i pengon rrugën, madje i kap dhe krahun.Pas një shkëmbimi të tensionuar, Goldstein thotë : “Nuk kam nevojë për mosrespektin tënd”.Më pas ajo e lëshon djalin dhe largohet.Në fund të videos studentja me ngjyrë vë re një person që filmon. Pasi e pyet pse po e bënte një gjë të tillë, ai përgjigjet “Thjesht për sigurinë e të gjithëve”.44574685789/Oranews.tv/