Më në fund… ”Guns N’ Roses” në koncert!

Anëtarët e grupit të njohur të muzikës hard rock ”Guns N’ Roses” mbërritën dje në ”Troubadour”, një nga klubet ku u bënë të njohur për herë të parë të njohur në të gjithë botën, për një koncert që nga simpatizantët e tyre pritej prej një kohë të gjatë, njoftoi faqja gossip në internet, TMZ.”Slash, Duff McKagan, Richard Fortus dhe Dizzy Reed mbërritën në klub nën ovacionet e fansave”, theksoi TMZ-ja.“Asnjë shenjë nga Axl Rose, megjithatë do të vijë”, shtonte ajo.Koncerti surprizë shënon turin e ribashkimit me titullin ”Not in This Lifetime”.”Gun’s and Roses” u ndanë në 1993-in.“Do të jetë një nga ngjarjet më të pritura për këtë shekull”, thuhet në faqen zyrtare të grupit./ata/