Shakaja e “dhimbshme” që babai u bën dy fëmijëve për 1 prill
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2016, 18:49
Këto fytyra të mërzitura fëmijësh e tregojnë të gjithën, - rrengu i babait për Ditën e Gënjeshtrave nuk i bëri ata aspak për të qeshur.Joe Heenan vendosi të vinte në lojë vogëlushët e tij duke i bërë ata të mendonin se i kishte blerë iPad.Dyshja e entuziasmuar hoqi qesen e kutisë, dhe nuk gjeti asgjë tjetër përveç këtij shkrimi: “Dita e Gënjeshtrave, Ha Ha”.Ndërkohë që Joe postoi foton me reagimin e fëmijëve të tij në Twitter, ata nuk ishin aspak të lumtur.Trishtimi shihej qartë në fytyrat e tyre të vogla.Megjithatë shumë përdorues online duket se e kanë shijuar shakanë e babait të tyre pasi fotoja mori mijëra like dhe share.
/Oranews.tv/