Parajsa e vërtetë e lepujve në Japoni

Një ishull i vogël në Japoni, Okunoshima mund të konsiderohet një kopsht zoologjik vërtet i bukur për lepujt. Pothuajse 300 lepuj jetojnë në territor. Arsyeja pse ishulli u mbipopullua aq shumë nga këto krijesa mbetet ende mister, por ka një hipotezë se në vitin 1971 një grup nxënësish shkuan në një ekskursion me shkollën dhe morën disa lepujt vete. Që atëherë shumë lepuj pushtuan të gjithë ishullin.Padyshim që në këtë vend jetojnë më shumë lepuj se sa njërëz.Kjo sepse deri në vitin 1945 në Okunoshima ekzistonte një bazë sekrete ushtarake që prodhonte gaz helmues. Me përfundimin e luftës, ajo dhe të gjitha dokumentet që përmbanin informacione sekrete u dogjën. Kështu të gjithë njerëzit u larguan nga ishulli.Megjithëse lepujt janë krijesa të egra, ata janë shumë miqësorë dhe e kanë humbur frikën ndaj turistëve të cilëve i afrohen e madje i kërkojnë ushqim. Vizitorët e Okunoshima lejohen të kujdesen për ta.Ky vend tërheq më shumë se 100 mijë turistë çdo vit. Ishulli tanimë ka një hotel, kamping rreth e rrotull e një fushë golfi.Nuk lejohet të merrni mace apo qen me vete, një rregull ky i vendosur për të mbrojtur krijesat me gëzof të butë.1018555-650-1459489030-8 1019655-650-1459489030-20 1017805-650-1459489030-34 1019305-650-1459489030-24 1019505-650-1459489030-22 1019205-650-1459489030-17 1019105-650-1459489030-14 1019005-650-1459489030-12 1018005-650-1459489030-9 1017905-650-1459489030-5 1017855-650-1459489030-4 1018755-650-1459489030-31 1019555-650-1459489030-19 1018105-650-1459489030-3/Oranews.tv/