Vrau bariun në Ersekë, 18 vjet burg për 54-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2016, 09:40
Gjykata e Korçës dënoi me 18 vjet burg 54-vjeçarin Abaz Isai, i cili vrau me armë zjarri 25 vjeçarin nga Erseka Mario Laho.Prokuroria e cilësoi Abazin fajtor për veprat penale të vrasjes me dashje të të riut dhe armëmbajtje pa leje, duke kërkuar dënimin e tij me 27 vite burg.Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, prej të cilit Abazi përfitoi uljen e 1/3 se denimit, gjykata caktoi dënimin përfundimtar me 18 vite burg.Abaz Isai në korrik të vitit të kaluar vrau pas një konflikti për kullotat bariun Mario Laho. Pas ngjarjes 54 vjeçari qëndroi i fshehur për disa ditë në malin e Gramozit dhe u dorëzua pas negociatave të policise se bashku me armën e krimit./Oranews.tv/