Kryebashkiaku Erion Veliaj prezanton "Tirana Art Fest"
Gjimnazistën e kryeqytetit, mund të promovojnë talentin e tyre në fusha të ndryshme të artit. Bashkia e Tiranës ka rikthyer traditën e vjetër të "Rinfestit", por këtë herë me një tjetër emër, "Tirana Art Fest". Gjatë prezantimit të Projektit, kryebashkiaku Veliaj tha se synohet gjallërimi i jetës kulturore në kryeqytet.Veliaj: Asnjë gjë që ju shikoni sot me njerëz të suksesshëm nuk kanë fillar kur kanë qenë 40-50 vjeç. Kanë fillar që në gjimnaz. Unë besoj se secili prej tyre është padyshim një nga më të mirët në fushën e vet. Besomëni, por lënë dicka më të rëndësishme, ndoshta që i paguan shumë mirë për tu marrë me dicka që e konsiderojnë kontribut për qytetin.Duke hequr paralele me atë se cfarë ndodh me politikën në Tiranë, Veliaj tha se ekzistojnë mënyra shumë më të mira për të rënë në sy.Veliaj: Unë dua shumë që Tirana Art Festival të jetë edhe një kontrast me atë që po ndodh në Shqipëri. Ju e dini që ka shumë mënyra për të qenë i famshëm ose famkeq. Dikush mund të bëhet famkeq nëse mendon se roli i një të riu është të mbajë një kobure ne brez dhe të zihet me policët. Ky është një vend ku njerëzit thonë këtu nuk bëhet, këtu ska të rinj..kjo nuk është e vërtetë.Projekti "Tirana Art Fest" do të zhvillohet në 14 shkolla të mesme publike të qytetit të Tiranës dhe do të përfshijë konkurrimin në 4 disiplina: muzikë, kërcim, multimedia dhe teatër.