Sheshel shpallet i pafajshëm për krime ndaj njerëzimit në Kroaci e Bosnje
Tribunali i Hagës për gjykimin e krimeve të luftës në Ish-Jugosllavi ka dalë jashtë cdo parashikimi duke e liruar nga të gjitha akuzat, ultranacionalistin serb, Vojislav Sheshel. Mbi të rëndonin rëndonin gjithësej nentë akuza, mes të cilave tre për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë për krime e lufte, por gjykatësi Jean-Claude Antonetti, tha se Sheshel nuk do të mbajë përgjegjësi personale. Vendimi i triubunalit pritet që të shkaktojë një debat mjaft të gjerë në arenën ndërkombëtare.Ultra-nacionalisti serb Vojislav Seselj është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndonin mbi të nga tribunal i gjykimit të krimeve në luftërat e Ish-Jugosllavisë. Gjykatësi, Jean-Claude Antonetti, tha se ai nuk do të mbajë përgjegjësi personale për krimet e kryera dhe se milicitë nuk janë urdhëruar nga Seselj në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, nacionalisti serb nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqsore, teksa vendimi u komunikua në mungesë të tij.Mbi Sheshel rëndonin gjithësej nentë akuza, mes të cilave tre për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë për krime e lufte. Sheshel akuzohej si implikuar në krimet e bëra nga milicitë serbe kundrejt kroatëve, boshnjakëve etj, ku përfshiheshin sprastrimet etnike, vrasjet, dëbimet e dhunshme, tortura, sulmet seksuale, etj. Pasi komunikoi vendimin unanim të gjykatës, Jean Claude Antonetti tha se Vojislav Seselj është tashmë një njeri i lirë.Ultranacionalisti ka qënë i arrestuar që prej vitit 2003 në kohën kur u ngrit edhe Tribunali i luftës së Jugosllavisë, por u la i lirë në nëntor të vitit 2014 për shkak të sëmundjes së kancerit. Që prej atëherë ai është kthyer në Serbi ku ka krijuar një parti të ekstremit të djathtë, teksa ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 24 prill. Seselj ka qënë një aleat i ngushtë i ish-Presidentit të Serbisë, Slobodan Milosevic dhe përgjatë viteve 1998-2000 ka shërbyer si zëvendës-kryeministër i Serbisë. Vendimi për shpalljen e tij të pafajshëm pritet të krijojë një debat mjaft të gjerë në opinionin ndërkombëtar.