Rama: Aksion tjetër për informalitetin, Partneriteti për TVSH-në po studiohet me FMN-në
Në pjesën e katërt të intervistës për gazetaren Ilva Tare, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se javën e ardhshme do të nisë një aksion tjetër kundër informalitetit që do t’i sjellë buxhetit të shtetit rreth 60 milionë dollarë. Rama foli edhe për koncesionin e TVSH-së, për të cilin u shpreh se do të jepet me partneritet publik-privat dhe për këtë po bëhet një studim me FMN-në.Tare: Keni premtuar se kur të vini në pushtet do të ulnit kompensimin e TVSH-sëRama: Kur të krijohen kushtet do t’i qëndrojmë edhe këtij zotimi. Reforma na jep mundësi që patjetër ta mbajmë 20%.Tare: Pas aksionit të antiinformalitetit ka ulje?Rama: Ka disa të dhëna inkurajuese. Në fazën e parë ka qenë tërësisht e suksesshme. Kemi 43 mijë biznese të reja.Tare: Të formalizuara! Dikush më shkruan: si ka mundësi që një kryeministër sillet kaq arrogant me një zonjë?Rama: Unë jam i dashur me zonjat! Nuk mund ta shpreh vetëm nëpërmjet këtij lloj pasioni. Unë nuk e quaj arrogancë. Jam i bindur se është ai. Ti e meriton dhe ai nuk është budalla. Ajo që mund të themi është që kemi një formalizim të konsiderueshëm dhe ka shumë për të bërë. Javën e ardhshme hyjmë në fazën tjetër kundër informalitetit, e cila do të sjellë në buxhetin e shtetit rreth 60 milionë dollarë.Tare: Çfarë po ndodh me industrinë e naftës? Nisur edhe nga fakti që Shqipëria është vendi 63-t në botë për rezerva. Ka falimentuar ARMO, Kurum... është shitur Banker’s.Rama: Shelli që është një kompani gjigante jo vetëm që marrë 100% të aksioneve, por dhe po negocion me qeverinë për një valë të re kërkimesh. Një kompani tjetër gjigante ka përfunduar negociatat, ku do të ketë investime të konsiderueshme. Për sa i përket Banker’s, jemi informuar për një transaksion, siç na është thënë një kompani e fuqishme kineze ka blerë kompaninë. Për sa i përket ARMO-s, vazhdojmë e paguajmë një kosto marramendëse të kësaj partisë së parkut që bëri një privatizim skandaloz dhe e katandisi në kushtet e një kolapsi. Jemi duke diskutuar për të gjetur një rrugë që të vëmë në punë kompaninë.Tare: Flasim për koncesionet...janë çështje e nxehtë për ju..? FMN tha se qeveria nuk ka transparencë për koncesionet.Rama: Në qoftë se më gjen intervistë që FMN ka thënë që qeveria nuk ka transparencë....Tare: Ka thënë që qeveria të mbajë regjistër për koncesionet...nuk ka vlerësim të ndikimit të këtyre koncesioneve përpara se të nënshkruhen. Janë transparente?Rama: Janë tërësisht transparente. FMN nuk ka shprehur asnjë rezervë për partneritetin publik-privat. Partneriteti publik-privat është një histori suksesi. Është një histori suksesi Chek-Up, është histori suksesi hemodializa, janë histori suksesi pajisjet mjekësore. Pa tjetër që ka vend për përmirësime, si rezultat i mangësive skandaloze që kemi trashëguar. Ndaj po përgatisim një regjistër elektronik për koncesionet. Po hedhim gurë pas guri themelet për të bërë shtet. Një ndërtim pa leje të bësh tek Xhelal Mziu duhen vite, jo më të bësh një shtet, duke konsideruar që ndërton në një vend ku ka ndërtuar xhelati përpara.Tare: LSI ka propozuar disa amendime për koncesionet, që nga afatet. Jeni dakord me propozimet?Rama: LSI ka një shqetësim real dhe kemi hapur një diskutim brenda shumicës se s’i ti japim më shumë transparencë partneritetit publik-privat duke përfshirë edhe Parlamentit. Për t’i dhënë publikut më shumë të vërteta përpara se të absorbohet me lumin e baltës që vjen pas çdo gjëje. Në Shqipëri nuk është dekriminalizimi, por kriminalizimi i çdo gjëje. Ju e keni provuar vetë që kur edhe ngjyrën e flokëve të ndryshoni kanë thënë pse e ndryshoni?!Tare: Do t’i qëndroni dhënies me partneritet publik privat të TVSH-së?Rama: Po patjetër! Jemi duke bërë bashkë me Fondin të bëhet pjesë e një hulumtimi rrënjësor të procesit, është partneriteti më i vështirë. Ne kemi dy vite e gjysmë që po përgatitemi. Nuk janë si koncesionet e partisë së parkut. Me tre letra shkoje e merrje hidrocentral dhe merrje lejet dhe ikje në shpi.Tare: Ato leje sjellin 28% të energjisë në vend.Rama: Këto janë përralla të Saliut.Tare: Është e vërtetë që ministri Cani ka qenë kundër koncesionit të TVSH-së?Rama: Absolutisht jo! Ky është një tjetër spekulim që ju i thoni, i komentoni dhe i shkruani si informacione. Ne jemi për të vërteta. Këto janë shpikje.Tare: Si është performaca në Dogana dhe në Tatime? Zt. Basha thotë se ka 400 milionë dollarë abuzim që kanë ardhur për shkak të vjedhjeve. KLSH vlerëson se dëmi i qeverisë është 800 milionë dollarë.Rama: Këto janë farsa të mëdha. Organet e tatimeve u përgatitën të realizonin një plan që kishim vënë ne. Nuk është se paratë ishin aty dhe humbën. Ne kishim një plan. Po të nisemi me këtë teori, i bie që në 8 vite të qeverisjes së tyre, ata kanë vjedhur 1.2 miliardë që në fakt janë mos realizime plani. Ne planifikuam kur çmimi i naftës kishte një çmim krejt tjetër.Tare: Po cigaret?Rama: Na planifikuam për energjinë....Tare: Shqiptarët kanë pirë më pak cigare?Rama: Sa i përket 800 milionshit të TVSh-së, aty hyn broshura e CEZ-t të PD-së. Në fakt ne jemi shpëtimtarët e kompanisë që do të merrnin me vete vendin siç morën kompanitë piramidale. Një ekonomiste më tha: njerëzit e vlerësojnë një qeveri për gjërat që bën dhe si reagon, ndërkohë që një ekonomist e vlerëson edhe për gjërat që ndalon të ndodhin për keq. Ajo keni bërë për të ndaluar atë që do t’i ndodhte vendit ku nuk do të kishit para për rrogat dhe pensionet, është një nga gjërat më të shkëlqyeshme që ka bërë kjo qeveri.Tare: Do të merrni prapë borxh dhe si do e shlyeni?Rama: Ne jemi në një trend rritje ekonomike. Jemi në 2.7%, e gjetëm gati në stanacion total. Është viti i parë me deficitin primat pozitiv pas shumë vitesh. Është viti i parë ku fillon një ulje e borxhit që shkon vit pas viti. Po të shikoni konkluzionin e FMN-së borxhi sot ka rënë në 71.ca %. Nëse nuk do të kishim larë dhe borxhet e Saliut sot do të ishim në 65%. Kemi marrë 1.6 miliardë borxh dhe kemi larë 2.2%.Tare: Si e bëni këtë interpretim kur borxhi është rritur?Rama: Merrni një konsulent!