Filmi i Woody Allen çel siparin e "Festivalit të Filmit në Kanë"
Filmi "Cafe Society" i Woody Allen do të startojë zyrtarisht festivalin e Filmit në Kanë, thanë organizatorët, duke shënuar kështu të tretin vit që aktori dhe regjisori amerikan, çel siparin e këtij eventi, me një nga filmat e tij.Allen ka çelur më herët këtë festival të përvitshëm të filmit, në jug të Francës, me filmat "Hollywood Ending" në vitin 2002 dhe me "Midnight in Paris" në vitin 2011."Cafe Society" me protagonistë aktorët e njohur Jesse Eisenberg dhe Kristen Stewart, do të shfaqet më 11 maj.Filmi tregon historinë e një djali të ri që mbërrin në Hollywood gjatë viteve '30 me shpresën se do të nisë të punojë në industrinë e filmit, bie në dashuri dhe e gjen vehten të përpirë tërësisht nga shoqëria e kafeneve, një grupi piktorësh të viteve 20.Edicioni i 69-të i festivalit të Filmit në Kanë do të nisë më 11 maj për të zgjatur deri më datë 22.Këtë vit, kryetari i jurisë së festivalit, do të jetë regjisori i "Mad Max" George Miller.
/Oranews.tv/