Britaniku Bansky nxjerr në shitjet grafitet dhe pikturat e tij

Koleksioni i veprave artistike nga artisti britanik i grafiteve rrugore, Bansky, pritet të shitet më shumë se 500 mijë dollarë, gjatë një ankandi që do të organizohet në prill në Kaliforninë jugore.Vepra kryesore që do të dalë në Ankandin e artit bashkëkohor dhe artit të rrugës së Bansky, nga shtëpia e ankandeve "Julien", është vepra "Happy Chopper", një klishe origjinale e helikopterëve ushtarakë zbukuruar me një hark në ngjyrë rozë, krijuar në qendër të Londrës, që pritet të shitet për plot 150 mijë dollarë.Këto vepra janë shumë origjinale dhe pritet të ketë mjaft interes gjatë ankandit, tha Michael Doyle, drejtor këshillimi në shtëpinë e ankandeve Julien."Ne jemi të kujdesshëm kur bëjmë vlerësimet paraprake për veprat që dalin në ankand por për 'Happy Choppers' presim që të shitet 100-150 mijë dollarë" tha Doyle."Morons, që qëndron pas krahëve të mi pritet të shitet për 20-25 mijë dollarë. Ne vlerësojmë gjithcka në detaje" shton ai."Në përgjithësi, presim më pas që pjesa tjetër e ankandit, ajo për punimet në rrugë të Bansky, të përfitohen mbi 1 milionë dollarë" thotë Doyle, i pyetur rreth pritshmërive."Bansky është shumë i famshëm dhe punimet e tij kanë ngjallur interes. Ne e dimë që në një ankand qielli është limiti por vlerësojmë se shitjet do ti kalojnë 1 mln dollarë".Të tjera punime artistike të Bansky që do të dalin në ankand janë edhe piktura "Nola" krijuar në vitin 2009 dhe shfaq imazhin e një vajze të vogël me një cadër në dorë pas Uraganit Katrina, pikturat "Bomb love" dhe "Crazy Horse Car Door" pjesë e një instalacioni që Bansky e ka krijuar në vitin 2013 në Nju Jork."Pjesa më e madhe e pikturave të këtij koleksioni janë bërë vite më parë, përgjithësisht ën vitin 2006. Por sot këto vepra kanë një vlerë të jashtëzakonshme. "Bomb Love" psh është e fimrosur nga vetë Bansky dhe jo shumë vepra të tij janë nënshkruar. Bomb love është krijuar në 2004 dhe është në kushte të jashtëzakonshme. Në atë kohë Bansky nuk e mendonte se do të ishte shndërruar në një fenomen sic është sot".Vepra që është shitur për njëshumë rekord nga punimet e bansky është ajo e vitit 2008, "Keep It Spotless" e cila u shit për plot 1.8 milionë dollarë në një ankand të Sotheby's në Nju Jork.Ankandi do të zhvillohet më 29 prill në Hollyëood dhe pjesë e tij do të jenë edhe vepra të Shepard Fairey, Damien Hirst, Jeff Koons dhe Andy Warhol.7283370-3x2-700x467