"Dashuria ime nga yjet" frymëzon 4500 turistë kinezë, drekë me mish e birrë

Rreth 4500 punonjës të një firme kozmetike kineze, që po vizitojnë Korenë e Jugut, janë ulur për të ngrënë një vakt interesant, me mish pule dhe birrë, një vakt i bërë mjaft popullor ky në Kinë, nga një dramë televizive koreane.Grupi me 4500 vetë u frymëzuan për këtë vakt pasi panë shfaqjen televizive koreanojugore "My love from the star", "Dashuria ime nga yjet".Programi, i cili fokusohet tek një aktore dhe i dashuri i saj alien, është transmetuar përgjatë periudhës 2013-2014 dhe është bërë shumë popullor në Kinë.Të gjithë punonjësit e "Aolan International beaty group" konsumuan mish pule dhe birrë, të mbledhur në 750 tryeza" në mes të qytetit Incheon, 50 km në perëndim të Seulit."Kam parë në tv shfaqjen ku kishte mish pule dhe birrë, ndaj mendova që kur të vij në Incheon të bëj të njëjtën gjë. Kjo është hera e parë që vi në Korenë e Jugut dhe mendoj se është shumë bukur të jesh këtu" tha një turiste 27 vjecare nga Kina, Vang Ke.Zyrtarët e qytetit Incheon, thanë se shpresojnë që kjo vizitë masive të jetë fillimi i një rritje të turizmit në qytet."Turistët kinezë donin të mblidheshin bashkë në një vend të madh e të hapur për të drekuar. Ndaj ne përgatitëm mish pule dhe birrë për një festë të madhe në sheshin Volmido. Ky është një event madhështor dhe për ne është promovim i jashtëzakonshëm turistik" tha kryebashkiaku i qytetit Incheon, Yoo Jeong Bok.Numri i turistëve kinezë në Korenë e Jugut është rritur me 17% në këto dy muajt e parë të 2016 në 1.07 milionë dhe Koreja e Jugut pret një rekord total prej 8 milionë turistë për këtë vit.2016032901380_1/Oranews.tv/