Shokuese: 4 vjeçares i ngec krahu në parmakun e shkallëve lëvizëse
Një vajzë 4 vjeçare ka përjetuar një situatë të tmerrshme këtë të hënë kur krahu i saj ngeci në parmakun e shkallëve lëvizëse të qendrës tregtare Parramatta Westfield në Sidnei.Krahu i saj u bllokua në rripin lëvizës të parmakut kur ky i fundit preku dyshemenë.Video e incidentit tregon se si babai i vajzës vendos duart në kokë i stresuar para se të tentojë ta shpëtojë atë, raporton 7 News.Teksa rojet e sigurimit u përpoqën të ndihmonin me mjetet e tyre, turma që gjendej aty u afrua për të qetësuar 4 vjeçaren.Shitësit e dyqaneve thanë se kurrë nuk i harrojnë ulërimat që dëgjuan.Pasi Shërbimet e Emergjencave arritën të shpëtojnë vajzën e cila mori disa plagë në krahë, e dërguan atë menjëherë në Spitalin e fëmijëve në Westmand ku dhe më pas është liruar.Nuk dihet për sa kohë 4 vjeçarja qëndroi e bllokuar.
/Oranews.tv/