Patty Duke vdes në moshën 69 vjeçare

Aktorja amerikane Patty Duke, që ka fituar një çmim Oskar falë rolit të saj në filmin e vitit 1962 "The Miracle Worker" ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare.Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Coeur d'Alene, Idaho për shkak të komplikacioneve shëndetësore, që e munduan deri në fund në frymëmarrje, tha zëdhënësi i saj Mitchell Stubbs."Ajo ishte një bashkëshorte, një nënë, një gjyshe, mike, mbrojtëse e thekur e personave me probleme mendore dhe një ikonë e kulturës. Do të na mungojë shumë" tha Stubbs.Aktorja nisi karrierën e saj që në moshë të re dhe fitoi çmimin si aktorja më e mirë protagoniste për rolin në filmin "The Miracle Worker", kur ishte vetëm 16 vjeç.Më pas ajo nisi shfaqjen "The Patty Duke Show" në vitet 1963-1966 dhe kishte një rol në filmin "Valley of the Dolls." Në vitin 1967.Ajo u zgjodh në vitin 1980 si presidente e aktorëve të ekranit ndërsa që prej vitit 1982 ka qënë vazhdimisht një avokate e të drejtave të njervzve me probleme mendore./Oranews.tv/