Djali shkakton aksident me makinën e tyre, paditet Tom Hanks dhe gruaja e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2016, 20:23
Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson janë paditur nga Terry Moogan, pasi djali i tyre, Chester Hanks, e përplasi këtë të fundit në shkurt të 2015 duke përdorur makinën e prindërve të tij, raporton TMZ.Moogan pretendon se djali i aktorit, i njohur ndryshe si Chet, jo vetëm që po drejtonte automjetin nën ndikimin e drogës dhe alkolit por dhe në mënyrë të pakujdeshme.TMZ bën me dije se policia nuk ishte në vendngjarje kur ndodhi aksidenti.Avokatët e Moogan shprehen se ai pësoi dëmtim në tru dhe se Chet i kërkoi atij të mos telefononte policinë pas aksidentit.Javën e kaluar, këngëtari 25 vjeçar mori pjesë në një koncert të Justin Bieber së bashku me mamanë e tij Rita në Los Anxhelos.
/Oranews.tv/