Konfirmohet: Dj Avicii tërhiqet nga muzika në moshën 26-vjeçare

Dj Avicii do të nisë një kapitull të ri në jetën e tij. Dj suedez po jep dorëheqjen nga profesioni i tij në moshën 26-vjeçare.Ai ka postuar një letër shume emocionuese në siten e tij dhe tregon më gjerë për vendimin që ka marrë.“Dy javë më parë, udhëtova së bashku me skuadrën dhe miqtë e mi në vende të ndryshme të Amerikës” shkruan Dj “Dhe kuptova që ka gjërra të reja disa gjëra ndryshe që unë duhet të bëj”.Më tej ai shton: “Ai udhëtim me të vërtetë që më bëri të kuptoj që unë kam nevojë për ndryshim. Zgjedhjet e mia dhe karriera në muzikë nuk kanë qenë kurrë me qëllim fitimi i të mirave meteriale, edhe përse jam shumë mirënjohës për të gjitha mundësitë që më janë ofruar, rehatia dhe suksesi. E di që jam shumë me fat që kam mundësinë të udhëtoj nëpër botë dhe të performoj, por pas meje ndodhet dhe një person tjetër i cili ka nevojë të jetojë jetën e vërtetë”./Oranews.tv/