Dasma 1 miliard dollarëshe e djalit të manjatit rus
Djali i manjatit rus Mikhael Gutseriv, 26 vjeçari Said është martuar me studenten 20 vjeçare Khadija Uzhakhovs përmes një ceremonie luksoze që sipas zërave i ka kushtuar çiftit 1 miliard dollarë.Dasma ekstravagante u zhvillua me performanca nga Jennifer Lopez dhe Enrique Iglesias në restorantin e Moskës, Safisa.Fustani i nuses prej 246 mijë paund u importua direkt nga Parisi dhe duke qënë se peshonte 11 kg dhe kishte bisht të gjatë, Khadijës iu desh ndihma e disa njerëzve që të ecte e të ngjiste shkallët.Pamja e saj u kompletua me kurorë e varse me diamantë.Said Gutseriv ka mbaruar studimet në universitetin Harrow dhe Oksford të Britanisë së Madhe ndërkohë që gruaja e tij vazhdon studimet për stomatologji në Universitetin e Moskës.Sipas Forbes, babai i tij, manjat i vajit dhe medias, zotëron një pasuri prej 6.2 miliardë dollarësh.
