Louis Tomlinson prezanton të dashurën Danielle me të birin

Gjërat mes Louis Tomlinson dhe Danielle Campbell sa vijnë dhe bëhën me serioze. Kjo u vu re disa javë më parë dhe lajmin e përcollën fillimisht burimet pranë tyre, megjithatë në foton e shkrepur së fundmi kuptohet se është thënë e vërteta.Louis bëri hapin më të madh të lidhjes së tij duke prezantuar të dashurën Danielle, me të birin Freddie.Çifti u panë të bënin një shëtitje të shkurtër pranë Freddie, për të cilin u kujdes gjatë gjithë kohës këngëtari.Ndërsa më pas vazhduan rrugën me makinën e tij. Kanë kaluar rreth tre muaj që nga momenti kur nisën lidhjen por duket se gjërat mes tyre janë shumë serioze.Anëtari i grupit One Direction është shumë i rezervuar kur bëhet fjalë për të birin, dhe kanë qenë të paket personat që kanë patur fatin ta shohin, por Danielle është një ndër ta./Oranews.tv/