Identifikohet autori i të shtënave me armë pranë kongresit Amerikan

Oficerët e Policisë në Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar personin i cili për motive ende të paditura u drejtoi armën forcave të sigurisë pranë ndërtesës së Kongresit Amerikan në Washington, por ende nuk janë mësuarit motivet e veprimit të tij.Fjala është për 66 vjeçarin Larry Dauson, i cili u plagosur nga autoritetet dhe ndodhet në spital. Burime zyrtare komunikojnë se ai ka dalë jashtë rrezikut për jetën ndonëse ka marrë plagë të rënda.Një tjetër punonjëse e Kongresit është shoqëruar në spital pas shkëmbimit të zjarrit, por nuk ka asnjë informacion për gjëndjen e saj.Dauson ishte arrestuar edhe në tetor të vitit të shkuar pasi tentoi që të ndërpriste një sesion të dhomës së përfaqësuesve në senatin amerikan, që është një prej dy dhomave të kongresit.Ai filloi të bërtiste duke thënë se ishte një profet i Zotit, ndaj autoritetet dyshojnë për aftësitë e tij mendore. Pas kësaj ngjarje një gjykatë amerikane e urdhëtoi që të qëndronte larg godinave të legjislativit amerikan, por duket se ai vendosi që të mos e rrespektojë urdhërin e gjykatës. _88975845_e2e92afc-5a8b-49c2-9a02-2de1203f36c8/Oranews.tv/