Pronarët dhe biznesi, sytë nga vendimet që përcaktojnë të ardhmen
Gjykata Kushtetuese si institucioni gardian i dokumentit themlor të shtetit shqiptar, ndodhet përballë marrjes së dy vëndimeve të rëndësishme në lidhje me çështjet që prekin thellë grupet e interesit dhe qytetarët. Trupa e Gjykatës Kushtetuese duhet të vendosë nëse ligji i pronave cënon sigurinë juridike të qytetarëve, siç pretendon Presidenti, Partia Demokratike por dhe shoqatat e pronarëve, ndërsa një tjetër vendim i pritshëm është dhe ai për Kodin Penal, kryesisht mbi disa dispozita të cilat ndryshuan si masa shtërnguese në luftën anti informalitet të biznesit. Gjykata Kushtetetuse, ka në tryezën e punës për të shqyrtuar dy çështje të cilat prekin grupet e interest dhe qytetarët. Ligji i pronave dhe Kodi Penal, presin të shfletohen nga trupa e Gjykatës Kushtetuese për të parë nëqoftese ato cënojnë ligjin themeltar të shtetit.Trupa e gyqtarëve ka marrë në shqyrtim të dy ligjet, por akoma nuk ka një vendim për fatin e tyre. Kodi Penal, i ndryshuar me kërkesë të ministrisë së Financave, por i atakuar nga shoqatat e biznesit, sanksionon 7 deri ne 10 vite burg për ata që bëjnë kontrabande, deri ne 10 vite burg për tregtim te mallrave te ndaluar, si dhe deklarim te rreme. Biznesi i ka konsideruara këto masa si të ashpra që nuk pritet të japin efektin e duhur ne ekonomi, ndaj kërkojnë shfuqizimin e tij.Ndërkohe Gjyakta Kushtetuese duhet të vendosë dhe për një ligj mjaft të rëndësishëm, dhe që u hartua për t’i dhenë zgjidhje një problemi shumë vjeçar siç është çështja e pronave. Për shfuqizimin e ligjit të pronave si antikushtetues, në Gjyaktë ka 3 kërkesa, ajo e presidenti Bujar Nishani, Partisë Demokratike, dhe Partisë Republikane.Në padinë e tij Kreu i Shtetit, argumentoi se ligji cënon rëndë parime të rëndësishme si: sigurinë juridike, barazinë para ligjit, apo të drejtat e pronësisë.Ndërsa Partia Demokratike, ka ngritur disa elemente të cilat sipas tyre e bejnë këtë ligj antikushtetues.Sakaq trupa gjyqësore kushtetuese do të shqyrtojë dhe dy çështje që lidhen me deputët të Kuvendit. Institucioni më i lartë në mbrojtje të ligjit themletarë të shtetit, do të velerësojë vlefshmërinë e mandatit të deputetit socialist Koco Kodhima, për të cilin demokratët thonë se ka shkelur ksuhtetutën duke përfituar fonde publike.Gjthashtu Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë me 29 Mars, kërkesën e kryetarit të grupit Parlmentar Demokrat Edi Paloka, për shfuqizimin e gjobës se vendosur ndaj tij nga Gjykata e Lartë për shifje. Denimi i deputetit demokrat erdhi pas padisë së ngritur nga kryeministri Edi Rama./Oranews.tv/