Protesta tek Liqeni, deputetët e PD përleshen me policinë, distancohet shoqëria civile

Ka degjenuar në përplasje fizike me policinë protesta e Partisë Demokratike kundër ndërtimit të këndit të lojërave, në parkun e Liqenit mesditën e 28 marsit 2016. Protesta është udhëhequr nga deputetë të Partisë Demokratike të cilët ishin të parët që shembën rrethimin dhe depërtuan kordonët e sigurisë së uniformave blu. Në këtë protestë për të ruajtur sigurinë u angazhuan policia bashkiake, ajo e Tiranës, skuadra "Shqiponja" dhe "Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë". Ndërsa aktivistët e shoqërisë civile u distancuan nga protesta e PD.Protesta degjeneroi në përplasje fizike në momentin kur  demokratët kishin qëllim vendosja e një çadre brenda rrethimit për të zaptuar këtë hapësirë dhe për të penguar punimet.Gjatë përplasjes pati disa të lënduar në radhët e policisë mes tyre tre gra të cilat morën ndihmë në Spitalin e Traumes si dhe në radhët e protestuesve.Autoambulanca nuk transportoi të lënduarit. Sipas opozitës nuk u lejua nga policia.Policia Bashkiake, Policia e Tiranës, Reparti Shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me masa të përforcuara normalizuan situatën.Në protestë pati të lënduar por dhe shoqërime të protestuesve. Edhe tre police bashkiake u lënduan: Ata jane Ludina Sinani, Sonila Azemi, Doriana KolgjinajNjë prej tyre ka shembje të klavikulës dhe do marrë kujdes me të specializuar pas fazës së emergjencës. Dy të tjerat, një ka shembje në kokë nga goditjet pas koke dhe tjetra në shpinë.Cfare ndodhi ore pas ore Ora 14:00 Pak orë më vonë kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se disa aktivistë të forumit demokrat por dhe kryetari i degës së PD-së, nr 5 Ndriçim Babasi ishte shoqëruar në polici  ku vijon të ndodhen .Ndërkohë deputeti Gent Strazimiri nga fotot duket se ka pasur armë në brez. Ora 12: 07 Gazetarja Manjola Hasa raporton nga parku: Vijon sërish përplasje fizike. Në radhët e para të protestuesve ndodhen deputetët e PD-së cilët po përplasen me policinë. Ndë ndihmë të policisë bashkiake janë dhe reparti Shqiponja dhe FNSH.Deputetët e PD-së  Gent Strazimiri, Arben Ristani, Flamur Noka, Mimoza Hajdarmata, Jorida Tabaku kanë qenë të parët në protest për të çarë rrethimin.https://www.youtube.com/watch?v=wtyG-ksu1dM[caption id="attachment_709528" align="alignnone" width="640"]mul noka Flamur Noka duke u perplasur me policine tek Parku i Liqenit[/caption][caption id="attachment_709527" align="alignnone" width="640"]strazimiri Gent Strazimiri tek Parku i Liqenit[/caption][caption id="attachment_709524" align="alignnone" width="640"]Flamur Noka duke u perplasur me policine tek Parku i Liqenit Flamur Noka duke u perplasur me policine tek Parku i Liqenit[/caption][caption id="attachment_709522" align="alignnone" width="640"]Flamur Noka duke u perplasur me policine tek Parku i Liqenit Flamur Noka duke u perplasur me policine tek Parku i Liqenit[/caption]nokaa[caption id="attachment_709530" align="alignnone" width="640"]Foto nga Parku i liqenit sot 28 mars 2016 Foto nga Parku i liqenit sot 28 mars 2016[/caption][caption id="attachment_709531" align="alignnone" width="640"]Foto nga Parku i liqenit sot 28 mars 2016 Foto nga Parku i liqenit sot 28 mars 2016[/caption][caption id="attachment_709532" align="alignnone" width="640"]Foto nga Parku i liqenit sot 28 mars 2016 Foto nga Parku i liqenit sot 28 mars 2016[/caption]Ora 12:00 Reagon Basha ne profilin e facebook: Kokoshi 200 milione, politikani me i pasur i Europes ne vendin me te varfer te saj - sipas mediave amerikane - betonizuesi i Tiranes ne 11 vite, sot del haptasi si ideatori i betonizimit te parkut. Sa milione euro rryshfet ka marre nga oligarket kete rradhe? Kerbac e burg per qytetaret, milionat per vete duke shkelur kushtetute e ligj. [caption id="attachment_709519" align="alignnone" width="326"]personi i plagosur nwe proteste Nje i lenduar ne protesten tek Parku[/caption]Ora 11: 57 Kryetari i Grupit PD-se Edi Paloka flet nga Liqeni: Është rrethuar dhe po mbrohet betoni i Edi Ramës.  Shteti shkel ligjin me vetëdije të plotë dhe dhunon qytetarët e tij. Rama dhe Veliaj duhet të ishin para ligjit për shkelje të tij. Ora 11:40  Përfaqësues të Partisë Demokratike të mbledhur tek parku i Liqenit Artificial kanë shkatërruar rrethimin e zonës ku po punohet për tu ngritur këndi i lojrave të cilin ata e kundërshtojnë.Gazetarja e Ora News Manjola Hasa, nga vendi i ngjarjes informon: "Protestuesit mes tyre deputetët Arben Ristani, Edi Paloka, Gent Strazimiri janë përplasur me policinë. Përfaqësuesit e PD-së po tentojnë të ngrenë çadër në zonën ku po punohet tek liqeni por policia nuk e lejon"Pak më parë tani deklarata, akuza dhe kundërakuza mes Partisë Demokratike dhe bashkisë së Tiranës. Në këtë përplasje u përfshi dhe kryeministri Rama i cili akuzoi opozitën3 1 2Ora 11:00 Përplasje mes PD dhe pushtetit vendor për këndin e lojrave tek Parku i Liqenit Artificial.Partia Demokratike ka ftuar qytetarët në një protestë tek parku I Liqenit, ndërkohë bashkia përmes një deklarate thotë se nuk do të ndalet për të ndërtuar Tiranën e lodhur “me këtë tufë vulgare”“Historia nuk do na falë nëse e lëmë Tiranën si në mesjetë prej një bande vandalësh” thuhet në deklaratën e bashkisë. Në këtë përplasje ka ndërhyrë dhe kryeministri Edi Rama I cili ka reaguar përmes një postimi në Twitter.Ora 09: 30 PD fton qytetaret ne proteste tek Liqeni Partia Demokratike ka ftuar qytetarët në një protestë paraditen e sotme tek parku I Liqenit Artificial kundë ndërtimit të këndit të lojrave, i cili sipas saj është në kundërshtim të hapur me çdo ligj.Përmes një pronocimi për median nga selia e PD-së, pak orë nga protesta, e parashikuar të nisë në 11:00, deputeti Gert Bogdani tha se deri tani janë derdhur 31 betoniere dhe I kërkon prokurorisë të hetojnë.Ora 10: 40 Reagon bashkia: “Tirana është lodhur me këtë tufë vulgare Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i bashkisë e cila thotë se Partia Demokratike është e vendosur të hyjë në histori si monument politik për vandalizmin dhe shkatërrimin e pronës publike.“Pasi lejoi 100 ndërtime pa leje brenda në Park - lavazhe, parkingje, motele, hotele, bujtina, hane, kafe, bare, restorante, bingo, baste e kazino, pasi lejoi qindra banesa në bregun jugor të Farkës, duke shkaktuar disa herë rrëshqitje të kodrave përreth, pasi dha lejen nga Lulzim Basha për 220 mijë m2 ndërtim 17 katësh në digën e Liqenit, sot kinse përdëllehet për Parkun. Çfarë hipokrizie patetike!”Për bashkinë çdo manifestim në Tiranë nga PD “është një teatër absurdi, ku çdo aktor i ardhur me autobus kthehet pas me trofe lufte, qofshin këto kapakë pusetash, tabela sinjalistike apo pllaka bulevardi”“Tirana është lodhur me këtë tufë vulgare. E kishin mundësinë të qeverisnin 4 vjet qytetin, por e rrënuan. Në ditët më të mira fjetën gjumë, në ditët më të këqija e rropën me zell mesjetar.Ç’hipokrizi, kur fëmijët e tyre i rrisin jashtë shtetit e pastaj prishin lojërat e fëmijëve të Tiranës, kur apartamentet e tyre i kanë mbi digë e s'duan asnjë fëmijë të lozë aty rrotull, e t’u prishë “latte-machiatton” e mëngjesit, kur shqyejnë malet e Krujës me gropat e tyre të gëlqeres e sot vetë-quhen ambientalistë.Tirana do bëhet! Ndërtimet e tyre pa leje në liqen do të prishen, siç u janë prishur zaptimet te stadiumi Dinamo e tek Opera. Po ju prishen interesat private, për interesin publik të Tiranës. Ndaj jam i vendosur që Tirana të mos humbasë më kohë. “Pas çerdheve, këtë vit vazhdojmë me kopshtet, e pas tyre shkollat. Do përfundojmë me dy unazat dhe Bulevardin. Do mbarojë shumë shpejt Pazari i Ri, e do nisë shumë shpejt Sheshi Skënderbej.Historia nuk do na falë nëse e lëmë Tiranën si në mesjetë prej një bande vandalësh. Tirana nuk është Palmira - të paktën për shumicën dërrmuese që vendosi ta çojë në drejtimin e duhur, e të kërkojë një Bashki 24/7 në punë. Jam i bindur se veç puna na nxjerr në dritë, e ndaj veç me punë do t'i përgjigjemi dhunës.Ora 11: 30 Reagon dhe RamaVizion jo.Program jo.Ekip as behet llaf.Lider jo e jo.Shyqyr u gjet nje park lodrash per kalamaj qe te shfrysh inatin me qeverine#VajmedetPD

Vizion jo.Program jo.Ekip as behet llaf.Lider jo e jo.Shyqyr u gjet nje park lodrash per kalamaj qe te shfrysh inatin me qeverine#VajmedetPDPosted by Edi Rama on Monday, March 28, 2016