Në Berat nuk ka vend për varreza, do shfrytëzohet hapësira e ish-repartit

Mungesa e hapësirave në varrezat publike të qytetit të Beratit, ka alarmuar bashkinë. Kjo e fundit ka nisur shfrytëzimin e hapësirës së ish-repartit ushtarak të ish divizionit, me qëllim shndërrimin në varrezë publike.Në Berat një prej varrezave publike, ajo e Burdulliasit do të mbyllet për shkak të mungesës së hapësirave të lira. Ndërmarja e Gjelbërimit në bashki deklaron se është siguruar një sipërfaqe toke prej 37. 580 metra katror, një ish repart ushtarak destinacion i të cilit do jetë shndërrimi në varrezë publike.Ndërkohë në të dy varrezat publike të Beratit, problematikë ka qenë mungesa e pastrimit të inerteve, për shkak të pamundësisë së mjeteve që ka Ndërmarja e pastrim gjelbërimit në Bashki./Oranews.tv/