Turqia: Do marrim masa për të mbrojtur veten
Turqia ka paralajmëruar se do të marrë çdo masë të nevojshme për të mbrojtur veten, pas sulmeve me bomba në një qytet në kufirin e saj me Sirinë.Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu u zotua për të kapur ata që qëndrojnë prapa këtij sulmi, duke theksuar se Asgjë nuk do të shkojë pa përgjigje.Të paktën 43 persona vdiqën në qytetin Reyhanli, një vend që sherben si shtëpi për shumë refugjatë sirianë. Turqia, një anëtar i NATO-s, tha se dyshon në përfshirjen agjensisë së inteligjencës siriane. Turqia është një mbështetës i fortë i opozitës në luftën civile të Sirisë dhe një kritik i zëshëm i qeverisë së presidentit Bashar al-Asad.Duke folur gjatë një vizite në Berlin, Davutoglu tha se ajo "nuk ishte një rastësi" duke theksuar se bombat shpërthyen pasi përpjekjet diplomatike për të zgjidhur krizën siriane janë intensifikuar."Askush nuk duhet të përpiqet për të testuar fuqinë e Turqisë. Forcat tona të sigurisë do të marrin të gjitha masat e nevojshme " tha ministri i jashtëm i turqisë. Shumë analistë mendojnë se sulmet do të ushtrojë presion mbi kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan.Politika e tij në Siri ka qenë gjithmonë për të mbështetur opozitën siriane, por është përfshirë në luftë, e ndërsa sulmet tani mund ta bëjë shumë të vështirë të qëndruarit jashtë konfliktit.