Berlusconi sulmon gjykatësit

Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni ka nisur sulmin gjykatësve. Gjatë një mitungu në qytetin e Breshiar me mijëra mbështetës të tij, Berluskoni kritikoi ashpër gjyqësorin italian."Gjendja e sistemit tonë të drejtësisë nuk garanton paanshmërinë e gjykatësve dhe shpesh shkel mbi të drejtën e lirisë së çdo qytetari. Ajo ndërhyn në jetën e politikës dhe  ata dëshirojnë të më eliminojmë  mua! " tha Berluskoni.Por shumë të tjerë mendojnë se kjo është një nga teknikat e kavalierit për të bërë presion mbi drejtësinë  si dhe ti shpëtoj denimit.Silvio Berluskoni është dënuar për herë të parë në Apel. Gjykatësit e Milanos kanë konfirmuar dënimin me katër vjet burg për mashtrim fiskal, e vendosur nga gjykata e shkallës së parë në procesin për shitblerjet e të drejtave televizive Mediaset.Gjykata e dënoi  Berlusconin që për 5 vjet të qëndrojë jashtë skenës politike, që do i kushtojë atij dhe vendin në parlament.