I arrestuari i dytë për sulmet në Bruksel akuzohet për pjesëmarrje në grupe terroriste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2016, 13:15
Personi i dytë i arrestuar pas sulmeve terroriste në stacionin e metrosë në Bruksel, Abderahman Ameroud është akuzuar për pjesëmarrje në grupe terroriste. Kjo është bërë e ditur nga prokurori i përgjithshëm.Prokurori deklaroi se Abderamane A. akuzohet se kishte planifikuar sulme në Paris.Ai u qëllua nga policia në stacionin Scherbeek të Brukselit ditën e premte.I arrestuari nga Algjeria në vitin 2005 është dënuar me 7 vite burg për pjesëmarrjen në vrasjen e komandantit afgan Massud, udhëheqës i luftës ndaj talebanëve./Oranews.tv/