Sheshi "Skenderbej", shembet godina trekatëshe te Teatri i Operas

Bashkia e Tiranës nis lirimin e hapësirave publike për zhvillimin e projektit të sheshit “Skënderbej”.Aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit u përqëndrua sot në hapësirën midis Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Hotel Tirana.Pas lajmërimit paraprak është shembur godina trekatëshe dhe një godinë tjetër me strukturë druri, të cilat shërbenin prej vitesh si bar – kafe.Aksioni i nisur nga IMT do të vijojë deri në lirimin e plotë të kësaj hapësire publike, që do t’i shërbejnë fillimit të punimeve për sheshin “Skënderbej”.Më  5 prill do të fillohet me prezantimin e pare publik dhe më pas në 24 njësitë e Tiranës do të vijojë për të paraqitur atë që e ka konsideruar si projektin më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës.Në sheshin “Skënderbej” do të vendosen gurë dhe pllaka, pemë e bimësi nga e gjithë Shqipëria, për të treguar unitetin kombëtar.Bashkia thotë se projekti i sheshit “Skënderbej” parashikon jo vetëm mbjelljen e 35 mijë luleve dhe 5 mijë pemëve e shkurre dekorative, por edhe kthimin në një hapësirë të vlefshme për më shumë aktivitete publike që me strukturën e sotme nuk është e mundur të zhvillohen.lirimi i hapesirave tob lirimi i hapesirave2 hapesirat publike4/Oranews.tv/