Festa e Pashkëve, Papa Francesku është ftuar të vijë në Prishtinë
Papa Francesku ka marrë një ftesë për të qënë i pranishëm në shugurimin e Katedrales së Prishtinës. Lajmi është përcjellë nga Imzot Dodë Gjergji, i cili gajtë meshës së mbajtur në vigjilien e Pashkëve u shpreh se shpreson që Papa Francesku t'a pranojë ftesën e tij. Më tej ai përcolli edhe mesazhe për besimtarët, prej të cilëve kërkoi që të mos mposhten nga frika dhe pasiguria. Imzot Dodë Gjergji dënoi gjithashtu edhe aktet terroriste që goditën Brukselin ditën e Martë.Papa Francesku është ftuar në Kosovë për shugurimin e Katëdrales së Prishtinës.Është ky lajmi i dhënë nga Imzot Dodë Gjergji, i cili gjatë meshës së mbajtur në vigjilien e Pashkëve tha se shpreson që ati i Shenjtë ta pranojë ftesën.Ndërkohë, ai drejtoi edhe mesazhe për besimtarët prej të cilëve kërkoi kontributin e tyre në forcimin e shtetit të Kosovës.Më tej, Imzot Dodë Gjergji dënoi edhe aktet terroriste që goditën Brukselin ditën e Martë, duke thenë se nuk ka asnjë justifikim për personat që përdorin dhunën dhe ekstremizmin. Në mbyllje ai deklaroi se njerëzit duhet të qëndrojnë të bashkuar për të mposhtur frikën dhe pasigurinë.Në katedralen e Prishtinës kishte qindra të pranishëm ndërkohë që festa e Pashkëve u festua edhe në qytete të tjera të Kosovës./Oranews.tv/