Masafra: Tokat me bukë i kthyet në tokë droge, ndihem i turpëruar

Situata shqetësuese e krijuar në qarkun e Shkodrës dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, ku sipërfaqe të tëra toke bujqësore po përdoren për kultivimin e lëndëve narkotike ka shqetësuar kreun e Konferencës Ipeshkvnore, njëherësh Arqipeshkvi i Shkodrës imzot Angelo Massafra.Nga katedralja e “Shën Shtjefnit” ndërsa kremtoi meshën e Pashkëve, imzot Massafra lëshoi një apel të fortë për besimtarët e Krishterë, kur tha se në kisha mohoni të keqen, por nga ana tjetër tokat bujqësore dhe malet i keni kthyer në parcela droge.  Ndjehem i turpëruar nga këto të krishterë vijoi imzot Massafra.“Gjithë malet tona janë kthyer jo në tokë buke por në tokë droge, tokë vdekjeje. Ndihem i turpëruar nga të tillë katolikë. Mohoni të keqen. Ky është mesazhi i Pashkeve, thoni jo të tilla formave te të bërit para”Nëse duam të ndërtojmë Shqipërinë, atëherë me të këqija dhe korrupsion nuk vazhdohet shtoi Massafra i cili kërkoi që të marrim në dorë fatin e vendit."Shortet e Shqipërisë sonë nuk janë në duart e magjistarëve, apo në duart e fallxhorëve, është në duart tona dhe në duart e Zotit"Gjatë gjithë këtyre ditëve kreu i konferencës ipeshkvnore imzotAngelo Massafra ka apeluar ndaj besimtareve dhe politikës që të punojë për të zbutur varfërinë, luftuar korrupsionin dhe ndërtuar të ardhmen e vendit./Oranews.tv/