Sanders korr sukses në Washington dhe Alaska

Kandidati demokrat Bernie Sanders ka arritur që të fitojë në garat e kësaj force politike në Washington dhe Alaska, duke ngushtuar në këtë mënyrë diferencën me kandidaten tjetër Hillary Clinton.Senatori i Vermontit arriti të bëjë për vete 73 % të votave në Ëashinton kundrejt 27% që fitoi Clinton.Ndërkohë, rezultati në Alaska përfundoi 79% me 21% sërish në favor të Sanders.Votime ka patur edhe në Hawaii. Edhe në këtë shtet ështe konfirmuar fitorja e senatorit të Vermonitit, por numërimi nuk ka përfunduar ende.Ndërkohë, Sanders ka mbajtur një takim me mbështetësit e tij ku ka kërkuar përkrahje të mëtejshme në garat e rradhës.Ai tha se do të vijojë të kërkojë dhe të shpresojë që qytetarët t'a mbështesin fushatën e tij. Pavarësisht fitores së Sanders, kandidatja Hillary Clinton vijon të ruajë një pozitë mjaft të favorshme në rradhët e demokratëve.Ajo ka arritur të fitojë 1.234 delegatë kundrejt 956 të fituar nga Bernie Sanders.Gara e demokratëve do të fitohet nga kandidati që do të shënojë i pari 2.383 delegatë.Zgjedhjet e rradhës për këtë forcë politike do të mbahen në Ëisconsin më datë pesë prill.Në këtë shtet do të aplikohet sistemi winner-takes-most që do të thotë se fituesi do të marrë një shumicë të cilësuar të delegatëve./Oranews.tv/