I plagos me çifte në oborrin e shtëpisë dy komshinjtë, arrestohet 55 vjeçari
Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Lushnje nga komshiu i tyre. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur të premten, në fshatin Spolat të Divjakës.Pëllumb Çela, 55 vjeç, për motive të dobëta ka qëlluar 4 herë me armë gjahu drejt komshinjve të tij, shtetasve B.T 39 vjeç dhe E.T 59 vjeç, të cilët ishin nëpër oborret e banesave të tyre pranë njeri-tjetrit.Si pasojë kanë marrë dëmtime në trup të dy shtetasit dhe janë nën kujdesin e personelit mjekësor në Spitalin Lushnje.Policia ka bërë arrestimin e 55-vjeçarit Çela, ndërsa u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte turke model "Super Post”, të cilën autori e mbante pa leje.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprat penale " Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë, dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuestisë dhe sportive" .