Vritet roja e sigurisë në centralin bërthamor, Abdeslam nuk pranon të flasë
Një roje e sigurisë së një centrali bërthamor belg është vrarë të enjten në mbrëmje në Charleroi, pak kilometra larg Brukselit.Sipas mediave belge që kanë publikuar lajmin, autoritetet kanë gjetur dhe kanë marrë kartën e tij të hyrjes në central.Ndërkohë mediat greke kanë zbuluar fakte të reja për përgatitjet e sulmeve në Bruksel.Sipas tyre në një kompjuter në apartamentin ku ka jetuar Abdelhamid Abaaoud, njëri nga autorët e sulmeve të Parsit, është gjetur një hartë e aeroportit të Brukselit.Gjithsesi ende nuk është provuar bashkëpunimi i terroristëve, për sulmet e Parisit dhe atyre të Brukselit.E ndërsa hetimet vijojnë, niveli i alarmit në Belgjikë mbetet i lartë. Në dy video të reja, ISIS ka marrë edhe një herë përsipër autorësinë e sulmeve në Bruksel, ndërsa janë paralajmëruar kërcënime të reja.Nga ana tjetër, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit, i arrestuar më 18 mars, Salah Abdeslam, refuzon të flasë për sulmet në Bruksel, ndërsa është marrë në pyetje.Prokurori federal deklaroi se 26-vjeçari nuk dëshiron të flasë për sulmin e Zaventem dhe as për atë të metrosë në Bruksel.Para sulmeve të Brukselit, hetuesit e kishin pyetur për rreth një orë në lidhje me sulmet e Parisit, ndërsa ai kishte shfrytëzuar të drejtën për të qëndruar i heshtur duke mos thënë asnjë fjalë.Në 3 shtete, në vazhdën e aksioneve për ndalimin e përgjegjësve për sulmet në Bruksel, janë arrestuar 12 persona, nga të cilët 6 në Belgjikë, 3 në Gjermani dhe 1 në Francë.Sipas mediave belge, hetuesit po punojnë nën hamendësimin se kjo celulë terroriste kishte planifikuar një sulm shumë më të madh, në stilin e atyre që u zhvilluan në Paris.