Pranon spiunazhin, Korea e Veriut shfaq dëshminë e amerikano-koreanit
Një amerikano-korean i cili është dënuar tashmë në Korenë e Veriut, ka rrëfyer se ka vjedhur informacione sekrete ushtarake dhe ka komplotuar sulme në bashkëpunim me Korenë e Jugut. Lajmi u raportua nga televizioni shtetëror koreano-verior.Kim Dong Chul, me pasaportë amerikane është arrestuar në muajin tetor dhe sipas medias shtetërore tashmë ka pranuar se ka kryer spiunazh të pafalshëm nën drejtimin e qeverive të SHBA dhe Koresë së Jugut, ndërsa ka kërkuar falje për krimet e tij.Koreja e Veriut, që është kritikuar për shkeljen e të drejtave të njeriut, ka dënuar edhe në të shkuarën shtetas amerikan me një profil të lartë, ndonëse nuk kanë gjetur asnjë lidhje diplomatike mes tyre dhe Amerikës.Në këtë video, i dënuari Kim Dong Chul shfaqet me lot në sy në këtë konferencë për mediat."Jam arrestuar pasi kam fshehur një USB me dokumente të klasifikuara sekret, që përmbanin të dhëna për sistemin nuklear të vendit dhe sekrete të tjera" tha ai.Në këtë konferencë ai kërkon falje se ka vjedhur këto informacione nga ushtria dhe i ka ndarë ato me Korenë e Jugut, ndërsa është shprehur i gatshëm të paguajë për fajin e bërë."Pavarësisht ndëshkimit që do marr, unë nuk kam fjalë. Pranoj fajin tim" përfundon ai.Departmenti Amerikan i Shtetit tha se ishte në dijeni për incidentin, por nuk ka detaje të tjera nga ndalimi i tij.Ndërkaq mediat amerikane bëjnë me dije se Kim është 60 vjeçari nga Virginia dhe se punon për Korenë e Jugut.Ai ka lindur në Seul në 1953 dhe është zhvendosur në SHBA në moshën 19 vjeçare.Që prej vitit 2008 ai ka ngritur një biznes në zonën special ekonomike në Korenë e Veriut.