Papa Francesku kremton pranë monumentit të Koloseut në Romë

Në të Premten e Madhe të Pashkëve, Papa Francesku ka kremtuar pranë monumentit të Koloseut në Romë ceremoninë e ritit të Udhës së Krishtit.Së bashku me mijëra besimtarë katolikë, Ati i shenjtë ka përkujtuar Via Crucis, rrugën e dhimbshme të Jezusit drejt Kryqëzimit, momentet e sakrificës së tij.Papa Francesku: Sot Kryqin e Krishtit, u shpreh Ati i Shenjtë në meshën e tij, e shohim të ngritur tek motrat e vëllezërit tanë të vrarë, të djegur të gjallë, të masakruar nga shpatat barbare e nga heshtja e turpshme, e shohim tek fondamentalizmi e terrorizmi i atyre që në emër të fesë predikojnë Zotin e justifikojnë aktet e tyre të dhunshme, e shohim tek të persekutuarit e fesë që me vuajtjet e tyre janë dëshmi autentike e Jezusit dhe Vangjelit.Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe familja mbretërore e Belgjikës, Alberto i II e Paola Ruffo di Kalabria, prindërit e sovranit aktual të Filipo. unnamed unnamedd unnamedm unnamedss va via-crucis-papa-francesco via-crucis-rai-1/Ora News/