Rama: Fermerët të pajisen me NIPT, përfitojnë më shumë nga fondet e rimbursimit

Nga Berati, ku u njoh me investimet në një pikë të grumbullimit të prodhimeve bujqësore, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje fermerët, të formalizohen duke u pajisur me NIPT, për të përfituar lehtësira nga qeveria.Rama ishte edhe në digën e Duhanasit, ku tha se do shtohen investimet për kanalet ujitëse  në të gjithë Beratin.Kryeministri Edi Rama ishte në Komunën Kutalli të Beratitl ku u njoh nga afër me investimin e një biznesi që merret me grumbullimin e produkte bujqësore, i mbështetur financiarit nga qeveria.Rama, gjeti rastin të apelojë të gjithë fermerët në Shqipërisë, të formalizohen duke u pajisur me NIPT, për të përfituar lehtësira nga qeveriaRama: Ne kemi bërë një sakrificë buxhetore, në kuptimin e përgjithshëm të buxhetit, duke vazhduar të rimbursojmë 20% të prodhimit, në mënyrë që të nxisim formalizimin dhe qoftë për ju, qoftë për të gjithë ata që prodhojnë në fushë, është shumë e rëndësishme që të jenë të formalizuar, në mënyrë që të përfitojnë 20% e rimbursimit. Ata që kanë marrë NIPTI-n përfitojnë shumë më tepër se më parë."Kreu i qeverisë tha se falë edhe skemës financiare të qeverisë, janë rritur eksportet e prodhimeve shqiptare. Rama: Në janar kemi patur një rritje të eksportit. Nga 1.1 miliardë lekë janarin e kaluar, në 1.5 miliardë lekë këtë janar. Ka një rritje të eksportit dhe ka një rënie të importit të disa prodhimeve bujqësore, që kanë patur një zhvillim më të konsiderueshëm, falë mbështetjes që kemi dhënë.Kryeministri ishte edhe në Digën e Duhanasit në Berat, një nga më të mëdhatë në vend, i është rikthyer funksionimit normal të saj, pas një investimit të realizuar në kuadër të Projektit të Burimeve Ujore dhe UjitjesRama: Ky rezervuar nga një spot i rrezikshëm, tani është i garantuar dhe na jep mundësinë që të vazhdojmë pjesën tjetër të investimit. Ajo që duam të arrijmë është që në të gjithë zonën e Beratit, me që jemi në Berat, ta garantojmë që kudo që ka njerëz që punojnë tokën, të kenë ujin dhe që të kenë kullimin. Kjo është gjëja që duhet të arrijmë. Nuk duhet të lëmë asnjë metër tokë pa ujë dhe pa kulluar. /Ora News/