Mbreti i Jordanisë: Erdogan eksporton terroristë në Evropë, pyesni Shqipërinë dhe Kosovën
Mbreti i Jordanisë, Abdullah ka shpërthyer në akuza kundër Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duke deklaruar se ai eksporton terroristë në Evropë.Ai ka theksuar se kriza e emigrantëve më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore nuk ishte një “aksident”.“Fakti që terroristët po shkojnë në Evropë kjo vjen fal politikës turke”, theksoi ai. I pyetur nga kongresmenë amerikanë nëse grupi i Shtetit Islamik eksporton naftë në Turqi, Abdullah u përgjigj: "Absolutisht."Deklaratat sipas medieve ndërkombëtare janë bërë gjatë një takimi të gjerë në Kongresin amerikan, ku ishin të pranishëm kongresmenë të shumtë. Abdullah mësohet të ketë deklaruar se Erdogan besonte në një "zgjidhje radikale islamike në rajon".Ai ka pohuar se Turqia nuk kishte mbështetur vetëm grupet fetare në Siri, duke lejuar luftëtarët e huaj që të shkonin atje, por ishte ndihmuar militantët edhe në Libi dhe Somali. Abdullah pohoi se "radikalizmi është duke u prodhuar në Turqi". Mbreti ftoi politikanët amerikanë të pranishëm në takim që të pyesnin presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë në lidhje me deklaratat e tij.Ndërsa ministri i Jashtëm jordanez, Nasser Judeh ka sjellë rastin e Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani, sipas të cilit është i martuar me një katolike, duke shtuar se ky është shembulli i një shteti me shumicë myslimane dhe se ky model duhej ndjekur. Ai deklaroi se ishte Turqia, ajo që “lëshoi refugjatët në Evropë”.Si mbreti Abdullah ashtu edhe ministri i Jashtëm i tij thanë se Jordania ka pritur një numër më të lartë sirianësh dhe nuk ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian siç ka bërë Turqia, e cila sipas tyre ka rritur në mënyrë të qëllimshme numrin e refugjatëve./Ora News/