Pavarësisht masave pas sulmeve, qytetarët belgë ende të frikësuar

Belgët janë ende të frikësuar pas sulmeve të 22 marsit, pavarësisht prezencës së shtuar dhe gadishmërisë së policisë në rrugët e qytetit.Niveli i alarmit në kryeqytetin belg është ulur në 3, por ende në qytet dëshpërimi dhe frika ka pushtuar gjithëkënd."Ndihem nervoz edhe për shkak të policisë dhe ushtrisë në çdo rrugë. Kjo nuk të bën më të sigurtë. Kjo është hera e parë që marr metronë që pas sulmeve dhe ndihem çuditshëm kur imagjinoj atë çka ndodhi këtu pak ditë më parë. Është vërtet e çuditshme" thotë një banor i Brukselit."Atmosfera është shumë e çuditshme. Kryesisht në metro, ka një heshtje të frikshme. Dhe më duket se po bëhet më keq, ditë pas dite" tha një tjetër banor.Që prej sulmeve më 22 mars, vëmendja është përqëndruar tek komunitetet myslimane në Bruksel.Dr. Jamal Momenah drejton Qendrën Islamike dhe kulturore në Belgjikë. Ai thotë se çdokush që vjen në xhaminë e tij e që dyshohet se mund të jetë radikalizuar me grupet terroriste, do ti raportohet autoriteteve, ndërsa shton se sulmuesit e Brukselit nuk mund të konsiderohen myslimanë."Ndoshta atyre iu është bërë lavazh truri ose janë të sëmurë mendërisht, nuk e di. Ata përfaqësojnë thjesht vetveten dhe jo komunitetin mysliman. Mysliman është ai që jeton në paqe, sepse vetë islami nënkupton paqe" thotë ai.Hetimet e policisë pas sulmeve të Brukselit ende vijojnë, ndërsa autoritetet janë nën presion për të bërë më shumë për të zbuluar celulat terroriste.Shpërthimet kamikaze në Bruksel, në aeroportin ndërkombëtar dhe në stacionin e metrosë në Maelbeek, pranë institucioneve të BE, vranë 31 vetë ndërsa 300 të tjerë janë të plagosur, prej të cilëve 61 në gjendje kritike për jetën.