50 mijë lekë ryshfet për kolaudim fiktiv, arrestohen dy specialistë të Metrologjisë
Arrestohen në flagrancë 2 Specialistë në Drejtorinë e Metrologjisë së Fierit.Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar kanë vënë në pranga Rudin Faskaj, 53 vjeç, banues në fshatin Cakran dhe Dylber Tarelli, 55 vjeç, banues në lagjen "Konferenca e Pezës”, të dy me detyrë Specialistë në Drejtorinë e Metrologjisë Fier.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, i kanë marrë në formë rryshfeti 55.000 lekë shtetases R.M, 37 vjeçe, banuese në lagjen “15 tetori”, kundrejt kolaudimit në mënyrë fiktive të aparatit të peshmatjes të cilin kjo shtetase e përdorte në biznesin e saj të liçensuar për shit-blerje skrapi.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale " Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" .