Një person i pajetë dërgohet në spital, viktima ka një plagë pas koke
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2016, 09:52
Një person i pajetë është dërguar sot në spitalin e Lezhës. Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale L.T nga fshati Mërqi.Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se viktima ka një plagë pas koke. Ende nuk dihet rrethanat në cilat ky shtetas ka humbur jetën.Ndërkohë policia e Lezhës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.