Forca të mëdha policore në komunën e Likovës dhe Haraçinë

Forca të mëdha policore janë vërejtur mbrëmë në disa vende në Komunën e Likovës dhe në Haraçinë.Dhjetëra policë të forcave speciale janë të vendosur në hyrje të fshtrave Sllupçan dhe Orizare në vendin e njohur si Bunari i Bejës, në hyrje të fshatit Llojan si dhe në të gjitha rrugët kryesore të kësaj zone.Deri më tani nuk është raportuar asnjë incident ndërsa akoma nuk dihet arsyeja e prezencës së shtuar të forcave policore në këtë zonë, edhe pse dyshohet se kjo është për shkak të refugjatëve sirian.Ndërkohë, banorë të kësaj zone kanë deklaruar se ndjehen të frikësuar nga kjo situatë dhe kërkojnë informacione për atë se çfarë po ndodh.I kontaktuar nga mediat kreu i Komunës së Likovës Sadulla Duraku ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të qetë.“Eshtë e vërtete se ka forca te shtuara policore, mirpo bëhet fjalë për kontroll të rregullt policor. Banoret e Likovës mund të flejnë të qetë”, deklaroi Sadulla Duraku, kryetar i Likovës.Ndërkohë lajmet për prezencën e grupeve të armatosura në rajonin e Likovës, Duraku i ka cilësuar si spekulime.“Këto dezinformata janë rezultat i paseriozitetit të disa portaleve qe prodhojnë lajme të tilla për qëllim të vetem, rritjen e lexueshmërisë së tyre”, tha Duraku.