Vidhnin banesa në kryeqytet, shkatërrohet banda e hajdutëve, katër në pranga

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një grup prej katër të rinjsh, të dyshuar si autorë të vjedhjes së disa banesave në kryeqytet.Arrestimi i tyre mësohet se është bërë rreth orës 18:00 të ditës së djeshme (25.03.2016) nga efektivë të komisariatit numër 1 gjatë finalizimit të operacionit të koduar "FARKA 2016".Të arrestuarit janë:1- Amarildo Margjini, 19 vjeç, banues në Tiranë2– E. S., 15 vjeç, banues në Tiranë3- E. S., 16 vjeç banues në Tiranë4- Ani Ibraliu, 26 vjeç, banues në Tirane.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me datë 24.03.2016 rreth orës 20:00 në  fshatin Krrabë, në  bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur  banesën e shtetasit  O.T, 58 vjeç, banues në Tiranë.Sipas bluve, katër të rinjtë i kanë vjedhur këtij shtetasi mjete pune si  (gur fresibel, trapanë dhe saldatriçe) me vlerë totale dëmi 100.000 lekë.Po sipas policisë, të arrestuarit në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë edhe vënde të ndryshme kanë kryer vjedhje të tjera dhe konkretisht:1- Më datë 07.07.2015, kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh. L., banues në  Tiranë2- Më datë 12.07.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit E. P., banues në Tiranë.3- Më datë 12.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit K. T., banues në Tiranë.4- Më datë 28.11.2015 kanë vjedhur banesën e shtetases V. A., banuese në Tiranë.5- Më datë 24.12.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit F. B., banues në Tiranë.Materialet i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim" e parashikur nga Neni 134/2 -25 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Amarildo Margjini dhe E. S.Ndërsa për shtetasit E. S dhe Ani Ibraliu për veprën penale “Pervetësim i parave ose mallrave të vjedhura”.