Katie Holmes në muajin e tretë të shtatëzanisë?

Jamie Fox dhe Katie Holmes njihen si dy persona që asnjëherë nuk kanë qenë të hapur me mediat sa i përketë jetëve të tyre private, kjo edhe përpara se të njiheshin. Megjithate miq pranë tyre thonë se aktorja është në pritje të femijës së tyre të parë dhe është në muajin e tretë të shtatëzanisë.Jo vetëm kaq, informatori po ashtu zbulon se ata janë martuar fillimin e vitit 2016 në një ceremoni shumë intime. Dasma u zhvillua në rezidencën e aktorit në Kalifoni."Ata të dy janë prindër të shkëlqyer dhe prej kohësh kishin në plan te krijonin një familje bashkë". Thotë burimi ‘Si Katie ashtu dhe Jamie po përpiqen ta mbajnë marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes së publikut sa më shumë që të munden. Edhe përse gjatë mujve në vijim do të dalin publikisht.’Të dy aktorët janë prindër që përpara se të njiheshin. Jamie është babai i Corrine Foxx 21-vjec, dhe Annalise Bishop 6-vjec, ndërsa Katie është nëna e vajzës 9-vjecare Suri Cruise. Kjo është martesa e dytë për Holmes, por e para për Foxx./Oranews.tv/