Merr fund fejesa e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Raportohet se fejesa e dy aktorëve të njohur Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ka marrë fund për herë të dytë, madje Liam i kerkoi asaj që t`i kthejë unazën prej diamanti që i ka dhuruar. Shkak mësohet të jetë bërë këngëtarja e cila filloi të konktaktonte sërish ish partneren e saj, modelen Stella Maxwell.Miley kishte filluar të flirtonte me Stelën, dhe të shkëmbente foto. Gabimisht ajo i dërgoi Liam mesazhin per Stelen dhe gjithçka ishte mëse e kuptueshme.Një person i afërt tregon për revistën InTouch: "Ajo menjëherë i kërkoi falje Liam. Miley gjithashtu e pranoi se e kishte takuar disa herë modelen por u betua se gjithçka ishte thjesht miqësore. Liam nuk e besoi dhe me shumë të drejtë. Pas diskutimit ai i kërkoi Miley t`i kthejë unazën".Vetem pas tre muajsh fejesa e tyre e dytë mori fund! Miley ka premtuar edhe një herë tjetër se do të bëjë gjithçka të fitojë perseri Liam. Por që në fillim ajo vazhdonte të kontaktonte me Stelën, ndërkohë që i kishte dhënë fjalën se kishte ndërprerë gjithë kontaktin me personat e së kaluarës./Oranews.tv/