Dasma e ëndrrave e Taylor Swift!

Ata po përpiqen te mos flasin shume lidhjen e tyre dhe të bien sa më pak në sy. Megjithatë miqtë pranë këngëtares Taylor Swift dhe Calvin Harris premtojnë se do të ketë një dasmë verën e këtij viti. Jo vetëm kaq, ata kanë planifikuar gjithçka, duke nisur që nga unaza, vendi, data, madje dhe fustani i krijueses së hitit "I Knew You Were Trouble".Askush nuk ka dyshime që ditën e dasmës Taylor Swift do te duket si një Princeshë e vërtete! Ndërsa sa i përketë të ftuarve, lista do të përbëhet vetëm nga një numër i limitur, familjarësh, miqsh, dhe skuadra e punës së Taylor. Për detaje te tjera burimi ka gjithë përgjigjet e mundshme për revistën Life & Style:’Taylor do t`i pëlqente një fustan i thjeshtë dhe elegant, dizenjuar nga Elie Saab.Unazën e fejesës ajo do që ta dizenjojë Lorraine Schwartz me një diamante të ngjashëm si ai i Beyonce.Shwarts njihet për punën e shkëlqyer që ka bërë me unazat e yjeve, si Kim Kardashian apo Lady Gaga.Sa i përketë dasmës cifti tashmë e kanë planifikuar në vendlindjen e Dj, në Skoci. Ata kanë zgjedhur Kështjellën Wedderburn, dhe deri atje do të shkojnë së bashku me të ftuarit me avion privat. Për të festuar ngjarjen e madhe në jetëne tyre thuhet se festimet e dasmës së tyre do të zgjasin plotë 3 ditë./Oranews.tv/