Monumentet e Kultures me qera, Kumbaro: Në partneritet publik-privat

Parteriteti publik- privat duket se do te shtrihet edhe ne fushen e kultures. Ministrja Kumbaro ka publikuar udhezimin sipas së cilit monumentet e kulturës në të gjithë vendin do të jepen me qira me qëllim rijetëzimin e tyre.Partneriteti publik- privat është konsideruar model suksesi në shumë vënde të Europës. Pikërisht për këtë arsye ministria e Kulturës ka dhënë me qira disa nga monumentet në vend me qëllim rijetëzimin e tyre.Kumbaro: Nuk bëhët fjalë as për privatizimm as për shitje madje as për koncesion. Ky udhëzues është harturar pas një periudhe 2 vjecare dhe pas një analizë të situatës që trashëguam, pas dignostikimit të emergjencave në fushën e restaurimeve. Udhëzimi i publikuar nga ministria e Kulturës përfshin monumentet në të gjithë vendin dhe sipas ministres Kumbaro në këtë partneritet shteti është rojtar i padiskutueshëm dhe gjithcka do të monitorohet hap pas hapi.Kumbaro: Në listën e gjatë të monumenteve prej 1892 mungonin rreth 132 monumente, rreth 300 ishin të shkatërruar dhe 650 prej tyre kërkojnë ndërhyrje emergjente. të gjitha këto tregojnë se financat publike nuk mjaftojnë edhe sikur të dyfishohet buxheti.Udhëzimi i fimosur nga ministrja mirela kumbaro parashikon ngritjen e një komisioni për menaxhimin e pasurive kulturore i cili i propozon ministrit kriteret që duhet të vendosen si dhe formën e administrimit të monumentit.Udhëzimi i Ministrit të Kulturës ka  Nr. 5110, datë 13.10.2015 “Për dhënien me qira dhe mënyrën e administrimit të monumenteve të kulturës me qëllim rijetëzimi”/Oranews.tv/